‘Kam videot e tua hot, bëj s*ks me mua ose…’, studentja mesazhe me 30-vjeçarin, kur i gjen policia telefonin…

Një vajzë e re, studente 20 vjecare, përndiqej nga një djalë 10 vjet më i madh se ajo i cili e shantazhonte me publikimin e videove të saj intime. Fillimisht ai e ka kontaktuar të renë në chat dhe pretendonte se kishte një video të saj në momente intime me të dashurin e saj.

Fillimisht i tha: “Do ta shpërndaj këtë video nëse ti nuk më dërgon foto të tua nudo”.

Vajza ra në kurth e i dërgoi ato që ai i kërkonte, disa fotografi në këmbim të të cilave mori premtimin se nuk do i shpërndaheshin në rrjet.

Por nuk ndodhi kështu. Ai e ftoi vajzën të takoheshin në një park në periferi të Romës. Në këtë moment, 20-vjeçarja u fut në panik, pasi e kuptoi se kaishte hyrë në një kurth nga i cili vështirë se mund të dilnte, ndaj edhe mori vendmin ta denonconte rastin tek karabinierët. Policia e këshilloi atë që ta rregullojë takimin me shantazhin me qëllim që ata ta kapnin në flagrancë. Vajza pranoi dhe në këtë formë futi në kurth këtë herë 30-vjecarin.

Dy karabinierë të veshur civilë e bllokuan në flagrancë, i sekuestruan celularin dhe në smartphone i gjetën gjithcka. Në këtë mënyre konfirmuan denoncimin që kishte bërë vajza.

Por, hetuesit bëjnë një zbulim tjetër. Burri kishte dërguar disa fotografi të vajzës në kontaktet e tjera të tij, cka bëri që të rëndohej pozita e tij përpara drejtësisë.