“Kampioni do ju nxjerrë videot, s’do dini ku të shkoni, ishalla ju ka kap bukur”

Teksa pritet vendimi pas ores 16:00 kete te enjte, per denimin ose jo te ish ministrit Saimir Tahiri, deputeti Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të fortë në foltoren e Kuvendit.

Ai ka deklaruar se ish-ministri Tahiri mund të publikojë ndonjë kasetë me filmime sot në orën 16:00, pikërisht në momentin kur gjykata do të japë vendimin ndaj tij.

Kampioni po shkon në gjykatë dhe nga ora 4 do jepet vendimiNdoshta e ka edhe ai ndonjë përgjim, ndonjë kasetë për ju për këta, per ata qe ishin ketu dhe zbriten ketu, në ndonjë hotel në jug të Shqipërisë. Duhet të hyjë në fuqi sot pasdite në orën 17:00 sepse pas vendimit të orën 16:00 do t’ju nxjerri kasetat dhe videot neper ekrane dhe nuk do dini ku te shkoni, votoni dhe ruani veten. Ishalla nuk ju kap bukur atje ku jeni filmuar. ”, u shpreh Murrizi.

“Armani terital sic thote kryeministri nga koka deri të këmbët. Po t’jua shikosh kasetat e TVSH-së kur kane ardhur ne kete salle ne 92 te duken si brigadieret e foragjereve te 85. Sot iu shndrit surrati. Dhe kur flasin per ndershmeri se ju dhimbsen shqiptaret. për luftë kundër korrupsionit është gallatë e madhe, keta qe vijne nga hici dhe kane hale per macet u japin moral shqipatreve ku kane nevoje per kod penal keta. Mos e shihni si betejë mes jush dhe shokut tuaj të ngushtë, të atij me të cilit hapët shampanjën me 26 qershor te 91, kur ndryshuat emrin nga PPSH, ne PSSH dhe paten fatin e zi se terhoqet kemben zvarre, se filluat të ndryshonit edhe emrat tuaj, nga Jorgo në Kajmak, nga kajmaku ne sherbet, nga shërbeti në kos, edhe erdhet ca ne bashki e ca ne qeveri. I pate kriteret qe ju tha Gjermania.”