Kandidati i PS në Elbasan: Kam kundërshtare gruan në zgjedhje

Gledian Llatja është kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Elbasanit. Ai ka mbajtur për pak kohë detyrën e Prefektit, por në 30 qershor nuk do të ketë asnjë rival përballë.

Në një intervistë për emisionin “Kafein” në INTV ai nuk ngurron që ta marrë me të qeshur faktin që do të ketë zgjedhje, por nuk do të ketë garë.

Pyetjes së kë ka rival në zgjedhje ai i është përgjigjur me të tallur: “Kam gruan”