Kandidati i PS tallet k.eq me Shkodrën, prezanton projektin me 3 rreshta: Do bëj Piacën, por se di si…

Pa frike mund te cilesohet tallja e madhe me Shkodren dhe ajo qe Valdrin Pjetri prezantoi mbremjen e se martes ishte me shume se qesharake.  Programi i tij elektoral per bashkine ishte diku nje kopje e shemtuar e projekteve qe bashkia ka nisur per zbatim, e te tjera nje kalim siperfaqesor i problemeve qe realisht ka nje themel Shkodra. Ai foli per shume gjera, pjesa me e madhe nje referen si per te treguar se eshte qeveria qe nuk ka dashur te investoje per Shkodren, sesa kane munguar projektet.

U tha qe teatri Migjeni do te rikonstruktohet i plote, edhe pse ministria e kultures dhe qeveria qe propozon Pjetrin nuk akordoi fondin ende edhe sot per fazen e dyte, por u mjaftua vetem me nderhyrjen emergjente. Foli per marken “Made by Shkodra” me prodhime stilolapsash e bluzash, qe ne fakt jane krijuar tashme, e rezultati i tyre tek turistet eshte aq pak i ndjeshem per sa kohe qe nuk mendohet per politika shume me afatgjata e te qendrueshme, si rivitalizimi i rrjeteve te muzeve, krijimi i website-ve, zgjatja e orareve te qendrimit te tyre te hapura per vizitoret etj. Risia e programit ishte krijimi i nje sheshi, pjace te Madhe per Shkodren. Por Pjetri nuk e di as se ku do ta beje dhe as impaktin qe ajo do te kete, persa kohe qe deklaron se do ta prezantoje kur te fitoje. Me pak fjale duke pare e duke bere.

Stafi anonim qe ka qendruar pas kraheve te tij ne hartimin e broshures 3 -faqeshe qe me shume ngjante me ato te projekteve te shoqatave sesa nje plan drejtimi i Shkodres per 4 vite, tregoi fytyren e vertete te tij dhe mazhorances sesa e kane me seriozitet qytetin. Pjetri duhet ta dije mire qe nje program elektoral nuk mund te paraqitet me 3 rreshta, si refreni i nje kenge, por ai duhet te jete i detajuar. Kur nis dhe kur parashikohet te mbaroje, sa eshte vlera e financimit, impakti qe ka ne ekonomi dhe sa qytetareve u sherben,  burimi i financimit kur eshte nga te ardhurat lokale apo nga qeveria. Marrite politike jane shpesh te rrezikshme e duket se kjo qe po prodhon 30 qershori eshte modeli me i mire per ta deshmuar kete, te pakten sa i perket bashkise.