Kandidati për në Gjykatën e Lartë plotëson vetëm një kusht, është kunat i “shokut Xhemal”

Ditën e sotme është publikuar lista e 8 kandidatëve që kanë kaluar fazën e parë të kualifikimit për kandidat si gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Mes kandidaturave është edhe Ervin Pupe, i cili është kunat i Ben Blushit, drejtorit aktual te Top Channel. Sipas të gjitha informacioneve z. Pupe nuk plotëson asnjë kusht minimal për tu kualifikuar në këtë post.

Një nga kriteret për tu kualifikuar në këtë garë është edhe të jesh 15 vite avokat, apo të kesh po kaq vite eksperiencë në jurisprudencë. Këtë kriter kunati i Ben Blushit, Ervin Pupe nuk e plotëson aspak.

Mësohet se Pupe vetëm në vitin 2006 është kthyer në Shqipëri nga emigrimi.