“Kaos i vërtetë”/ Institucionet e Shkodrës “dalin nga shinat”, ja ç’po ndodh

Kriza politike nxjerr jashte “binareve” institucionet ne Shkoder. Javet e fundit shume prej institucioneve po zvarrisin proçedurat e sherbimit, ndersa ne pah nga inspektore te caktuar te disa prej drejtorive kyçe po dalin edhe tentativa per abuzim me detyren.

Keto jane konstatimet e nje monitorimi te kryer ne Shkoder nga disa institucione mbikçyrese, te cilat po hartojne nje raport qe do te nxjerre menyren se si ne kohe fushatash sillen drejtorite perballe qytetareve.

Ne disa prej tyre ka tentativa per te qene me te shpejte ne procedura, kjo pas porosive te titullareve per te mos krijuar hatermbetje ne fushate. Ne redaksine e shkodranews megjithate nga te dhenat e mberritura, rezultojne edhe shume ankesa qytetaresh per sorollatje ku vijon te kryesoje Hipoteka, e pas saj Aluizni.

Pakenaqesi ka edhe per drejtorine e shfrytezimit te automjeteve si dhe AKU-ne, ku per kete te fundit qytetaret ndajne mendimin se nuk kryen kontrolle dhe nuk garanton sigurine ushqimore per te cilen e ngarkon ligji.

Nuk dihet se sa do te merret ne konsiderate ky raport dhe sa do te reflektojne institucionet, por nje gje eshte e sigurte qe sa here ka zgjedhje cilesia dhe standartet lene per te deshiruar.