Kapet italiani në Muriqan, ja sa paketa cigare kishte futur në valixhe

Strukturat doganore të Degës Doganore Shkodër, bllokuan në Pikën e Kalimit Kufitar të Murriqanit gjatë një kontrolli në vijë të dytë të një mjeti autobus, i cili po udhëtonte nga Kosova me destinacion Gjermaninë janë konstatuar 93 steka cigare pa pullë.

Kontrolli është i përbashkët i Doganës me Policinë kanë ndaluar shtetasin italian me inicialet K.M. i cili dispononte këtë sasi cigaresh.

Personi në fjalë është ndaluar nga ana e forcave të policisë dhe po pritet për tu marrë në pyetje nga strukturat e Krimit Ekonomik të Drejtorisë së Policisë, Shkodër.