Kapet mashtrimi i parë në këtë KZAZ, ja si do fitohet nesër përmes ‘handikapit’ ligjor

Votimet e së nesërmes në Libohovë mund të quhen të pavlefshme. Kjo për faktin se sekretari i KZAZ nr 79, Sami Shameti nuk është banor i zonës dhe ky handikap do të penalizojë fitoren pa kandidat rival të Luiza Mandit.

Neni 32 i Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë përcakton shumë qartë penalitetet ndaj pjesëmarrjes së sekretarit apo anëtarëve të KZAZ-ve.

Në pikën 2 gërma Ç, është e qartë se sekretari apo anëtari i KZAZ, shkarkohet nga detyra kur nuk është banor i zonës ku zhvillohen zgjedhjet.

Sekretari i KZAZ në Libohovë, është Sami Shameti jurist në Kadastrën e Gjirokastër dhe banues në lagjen “Palorto” në Bashkinë Gjirokastër.