Kapet në Lazarat i shumëkërkuari, kur pa efektivët ai bëri gjestin e pamenduar

Në Lazarat, u kap sot Bako Buzheri, i cili ishte shpallur në kërkim.

Ai u arrestua nga policia e Gjirokastrës sepse është d ënuar me 6 muaj b urg nga Gjykata e Tiranës për kundërshtim të forcave të policisë.

Buzheri është pikasur sot nga forcat e policisë, por sapo ka vënë re praninë e uniformave blu ai është larguar me automjet.

Në ndjekje të tij u vunë forca të shumta policie, të cilat mundën ta a rrestonin. Edhe në momentin e prangosjes, Bako Buzheri ka kundërshtuar policinë duke bërë rezistencë.