Kapiteni i Vllaznisë tregon objektivat për sezonin e ardhshëm

Vllaznia në basketboll për meshkuj ka zhvilluar sonte përgatitjet për sfidën e dytë dhe të fundit të këtij viti. Nesër në ora 16:00 në Tiranë kuqeblutë luajnë ndeshjen e kthimit të fazës play-out, ndaj Invaders. Në rast fitore, shkodranët sigurojnë përfundimisht qëndrimin në Superligë.

Në prag të kësaj sfide, ka folur edhe kapiteni i skuadrës, Erjon Llazani. I ftuar në emisionin “Sport Show”, ai u ndal shkurtimisht edhe tek sezoni që po mbyllet.

“E kemi pasur shumë të vështirë që në fillim të kampionatit, sidomos para se të vinte presidenti i ri, për shkak të largimit të lojtarëve. Me afrimin e presidentit Xhaferi dhe trajnerit të ri, por edhe lojtarëve të huaj, arritëm vendin e parafundit dhe fituam ndeshjen e parë të play-out. Natyrisht që asnjë ndeshje nuk është e lehtë, por jemi më lartë se ai ekip. 35 pikë avantazh e tregoi se jemi më mirë se kundërshtari. Gjithsesi, çdo ndeshje duhet vlerësuar.”

Ndërkohë, Llazani foli per edhe objektivat në sezonin e ardhshëm, ku shtoi:

“Sipas fjalëve dhe premtimeve të vetë presidentit Xhaferi, Vllaznia duhet të rikthehet aty ku i takon dhe të jetë pretendente për titullin kampion. Shpresojmë që merkatoja të nis me lojtarët shkodranë që luajnë në ekipet e tjera, pa harruar edhe lojtarët e huaj cilësorë. Por, mund të them se ky ka qenë kampionati më i fortë i viteve të fundit në basketboll.” /ShkodraNews

Lexo edhe: