Kaq e patën. Plas lufta në politikën shqiptare. Meta ia nxjerr të gjitha Ramës: Ai këcënoi…

Mes Presidentit dhe Kryeministrit tashmë ka një luftë të hapur. Pas refuzimit për të dekretuar, Gent Cakajn ministër të Jashtëm, mes Ilir Metës dhe Edi Ramës duket se ka ardhur konflikti i tretë në karrierën e tyre politike.

Dy liderët e së majtës pas përplasjes për ndryshimet e Kodit Zgjedhor në vitin 2019 dhe më pas në përplasjen e fortë në vitin 2011, tashmë duke se kanë hyrë në një krizë të tretë.

Duke iu përgjigjur kërcënimeve të Ramës, Meta është përgjigjur se nuk ka gjykatë që i heq kompetencat presidentit dhe kujtoi se të njëjtën kërcënim Kryeministri ka bërë dhe ndaj Dritan Zaganit kur denoncoi trafikun e drogës.

Reagimi:

Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Nuk ka fuqi në botë t’i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para