Kë.rciti p.istoleta në Parrucë, policia zbardh ngjarjen pas 24 orësh. Oh Zot ç’paska ndodhur me 3 djem, sot gjendet në lumin Buna…

Policia e Shkodres zbardh ngjarjen e ndodhur nje dite me pare ne Parruce. Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar. Gjendet nga polumbarët, në lumin Buna, a.rma me të cilën autorët qëlluan në ajër.

Nga strukturat DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit në kohë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, me datë 12.02.2020, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar, shtetasve G. U., 26 vjeç, banues në Shkodër dhe H. M., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Këta shtetas, dje, më datë 12.02.2020, rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Parrucë”, lagjja “Qemal Stafa”, Shkodër, duke udhëtuar me mjetin tip “Benz”, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. A., 32 vjeç, banues në Shkodër, të cilin shtetasi H. M. e ka goditur me sende të forta në pjesën e kokës duke i shkaktuar dëmtime të lehta, ndërsa shtetasi G. U. ka qëlluar me a.rmë z.jarri në ajër dhe më pas janë larguar.

Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një g.ëzhojë p.i.stolete. Gjithashtu, pas kërkimeve intensive në lumin Buna, nga Njësia Polumbare e repartit RENEA u gjet dhe u sekuestrua p.istoleta me të cilën kanë qëlluar shtetasit e lartpërmendur.