“Ke sh*ërdhyer Kodin Zgjedhor! Pse qesh o idiot”, Ylli Rakipi i bën Taulant Ballës të paimagjinueshmen

E ka kapur keq mbremjen e sotme Ylli Rakipi me Taulant Ballen.

Balla e Rakipi u kapën që në nisje të emisionit teksa flisnin për ligjshmërinë e vendimit të presidentit Meta për anulimin e 30 qershorit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Mirëpo përplasja mes të dyve ka vazhduar dhe më tej, aty ku gazetari Rakipi nuk është përmbajtur më ndaj kreut të grupit të PS.

‘Presidenti ka shkelur kodin zgjedhjor që ti e ke shkërdhyer ne 30 vite. Në 2008 ti e more. Ti mor ti që po qesh’, ka thënë Rakipi, ndërsa Balla qeshte me ironi. Kjo ka bërë që gazetari të ‘shpërthej’ akoma më shumë ndaj tij.

‘Presidenti ka shkelur kodin zgjedhor që ti e ke shkërdhur ne 30 vite. Në 2008 ti e more. Ti mor ti që po qesh. Bashkë me Sali Berishën dhe bëtë grusht shteti.
Keni zgjedhur Bashën dhe Ramën, dy njerëzit më budallenj të Shqipërisë.
Cilin nen ka shkelur more, cilin? (Balla vazhdon të qesh) Pse qesh o idiot. O profesor i Rumanisë.
Babai i Kushtetutës ka ardhur këtu dhe na flet’, tha Ylli Rakipi.