Këmbana alarmi për Ramën, sa pranë është rrëzimi i tij

Ngjarjet më të fundit në Serbi, janë një këmbanë alarmi për kryeministrin Rama, por njëkohësisht dhe një model frymëzimi për opozitën dhe shqiptarët. Të lodhur nga liderët autoritarë, nga korrupsioni, mungesa e lirisë dhe demokracisë, serbët u ngritën në këmbë për javë të tëra, duke kërkuar të drejtat e tyre.

Shkak i fillimit të protetsës u bë rrahja me shufra të metalta, më 23 nëntor 2018, të njërit prej liderëve opozitar, Borko Stefanoviq. Që nga dita e parë e protestës e quajtur “Ndal këmishave të përgjakshme” në Krushevc, një qytet në Serbinë Qendrore, protestat u shtrinë në të gjithë Serbinë dhe pjesëmarrja u bë masive, duke përfshirë opozitën, qytetarët dhe figura të rëndësishme të jetës akademike.

Pak ditë më parë, protestuesit u futën në ambientet e Radio Televizionit të Serbisë (RTS), në shenjë pakënaqësie për mos transmetimin e protestave dhe kauzave të tyre. Reagimi i Vuçiç për këtë situatë ishte i ashpër, duke thënë se nuk do të lejonte të kërcënohej nga ngjarje të tilla. Por, më pas duke parë qndrueshmërinë dhe këmbnguljen e protestuesve, presidenti serb u tërhoq, duke vendosur që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Në fakt, situata në Serbi dhe Shqipëri, janë si dy pika uji, pasi edhe në vendin tonë, mijëra shqiptarë po kërkojnë rrëzimin e qeverisjes autoritare dhe arrogante të kryeministrit Rama, ndërsa opozita kërkon zgjedhje të parakohshme. Madje shpesh, zëra nga qeveria e kanë krahasuar protestën e opozitës me atë të serbëve, por duke këmbngulur se nuk do të plotësojnë kërkesat e tyre.

Krejt rrjedha që ka marrë situata në Serbi, të lë të kuptosh me te drejtë se edhe shqiptarët duhet të vazhdojnë të këmbngulin në vendimin e tyre për të larguar krimin dhe korrupsionin nga qeveria. Duhet të shpëtojnë të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të lindur e të palindur.

Nuk është zgjidhja e vetme largimi, duke ia dorëzuar Shqipërinë oligarkëve të drogës, pastrimit të parave dhe vedhjeve kolosale. Së paku, zhvillimet e fundit duhet të jenë një reflektim, për ata që drejtojnë dhe ata që e duan këtë vend.