Këmbë të gjata dhe elegante, njihuni me vendin që “zhvesh” policet femra për të tërhequr turistë

Me fillimin e sezonit të verës, në qytetin Broumana të Libanit, oficeret e policisë tashmë dalin në rrugë, në orar pune  veshur me pantallona të shkurtra.

Më uniformën që iu ekspozon këmbët e gjata dhe elegante dhe me beretat e kuqe, oficeret e policisë mund t’i shohësh tashmë kudo në rrugët e qytetit.

Kjo uniformë  e re ka qenë zgjedhje e kryebashkiakut të qytetit për të përmirësuar imazhin e vendit dhe për të  joshur turistët. Kjo do të jetë uniforma e tyre gjatë gjithë muajve të verës.

Akar, kryebashkiaku me ide novative i qytetit thotë:

91% e turistëve në rajonin e Mesdheut vishen me të shkurtra. Përmes kësaj mënyre, ne duam të ndryshojmë imazhin e Libanit në Perëndim.”

Ndërkohë, sa i përket oficerëve meshkuj, ata  do të vijojnë të veshin uniformën e vjetër. Uniforma e tyre është me mëngë të gjata dhe ky diferencim ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Loading...
Loading...