Këndoi në një dasmë, por i ndodh çudia kur takon babain e dhëndrit. Gena rrëfen incidentin

Kur ai nis të këndojë, padyshim që zërin e tij karakteristik e ke të lehtë ta dalosh dhe të kuptosh se kush po këndoon.

Ai është jo vetëm nga këngëtarët më të pëlqyer të muzikës “live”, por edhe ndër më të kërkuarit nëpër dasma.

E kur kërkesat për të qenë pjesë e gëzimeve familjare janë të shumta, edhe situatat e çuditshme janë pjesë e tyre.

Kështu i ka ndodhur Genës, teksa ka performuar në një dasmë në Tetovë.

“Ishim me vonesë. Në dasmë këndonte një grup tjetër, ndërsa ne ishim të ftuar specialë”, tregon Gena.

“Në vrap e sipër me organistin, futemi në dasmë dhe bëmë gati veglat. Teksa përgatiteshim, merrnim dhe shumë duartoktritje nga salla, që njëkohësisht thërrisnin emrin tim. U gëzova sepse normalisht e ndieva veten të vlerësuar”, kujton këngëtari.

“Pasi mbarova këngën e parë dhe nis të dytën, i them grupit muzikor që këndoi para meje për emrin e të zotit të shtëpisë, nëse quhej Agron”.

– Jo, – më tha ai. – Agroni e ka dasmën nga ana tjetër.

“Aty kuptova që kisha ngatërruar dasmën dhe ata më mirëkuptuan”, përmbylli me të qeshura këtë episod të sikletshëm Gena.

Lexo edhe: