Këngëtari i njohur shqiptar del pozitiv me Covid, ja njoftimi që jep ai

Një tjetër person i njohur i ekranit rezulton sot i infektuar me Covid-19. Behet fjale per këngëtarin Art Abazi.

Lajmin e ka dhënë vetë për ndjekësit në rrjete sociale. Ai shkruan në Instastory se ka patur disa probleme serioze shëndetësore që në fund rezultoi të ishte virusi famëkeq.

Arti ka informuar ndjekësit se tashmë është shumë më mirë se dje dhe është izoluar në shtëpinë e tij.

Ai ka dashur të japë një mesazh për të gjithë personat që e ndjekin, duke i këshilluar të bëjnë sa më shumë kujdes për vete e familjen, duke respektuar rregullat dhe duke mbajtur maskat.