Këngëtari shkodran poezi për Shën Valentinin, mesazhi i tij do ju përlotë

Këngëtari shkodran Frederik Ndoci, me një status në Facebook ka bërë një poezi, ku lidh ngjarjet e aktualitetit në Shqipëri me ditën e Shën Valentinit. Ai tregohet i prerë teksa uron që Shqipëria etnike të mos ketë asnjëherë Shën Valentin.

Statusi i plotë:

Kam do’ vite, qe shen Valentini

Me shfaqet ne gjum,

Me buzqeshje cinike

Me do vargje poemash te ftohta,

me dokumente e sorollatje,

Me biseda telefonash më video,

me foto zemrash ne media,

larg puthjeve te sinqerta bashk me shterngime duersh.

Me duket anti shen Valentin

Avokati e oficieri emigracionit

ne zyrat e tyne

mbush ne dosje,

E lot largesie pa parfum!

Trendafila mbetun pa u ble prej meje,

Por zambake lilak vorresh, per stoli kronikash te zeza,

grave drit shkurtera,

te ndeshkueme me plumb.

Jo Shen Valentini nuk asht per trojet e mia,

ku má vler ka krimi se dashnia,

Ku dashni asht vrasja e lot nder sy jetimesh te fmija!

Ndergjegje 0 e minus 0 burrnia!

Mu ngrive në buz shen Valentin

Kur nana vritet e fmija mbet jetim!

Ku feja e vrasjes asht unike,

Per nanen qe femijet ia fike

A ka shen Lucifer kund për ne?

Se te madh e kisha ble qirin,

Ose me plot goj:-

Mos paç shen Valentin oh shqipnia etnike.

FN