Këngëtari shqiptar bëhet me binjakë, emrat e veçantë të fëmijëve

Këngëtari i njohur nga Kosova, Albatrit Muqiqi është bërë baba me binjakë.

Bashkëshortja e tij ka njoftuar në Instagram se janë bërë prindër të një djali dhe një vajze.

Më tej, në një postim tijin, Albatriti ka treguar se është bërë me një djalë dhe një vajzë, të cilët i kanë bekuar me emrat Erald dhe Elia.

“Sot eshte dita me e lumtur në botë për mua, na gëzoi Zoti me një djalë dhe vajzë , falenderimi i takon vetem Allahut. Paçi shendetin e gjithë botës zemrat e mia Elia dhe Erald.”, shkruan këngëtari në postim.