Këngëtari u nda nga jeta në moshë fare të re, reperi shqiptar dedikim prekës

Shumë emra të njohur të shoubizit në mbarë botën kanë reaguar menjëherë pas lajmit të trishtë. Një ndër ta ishte edhe reperi shqiptar, Gashi, i cili ka bërë një postim prekës.

Këngëtari shqiptar ka publikuar në Instagram një foto me artistin Nipsey Hussle dhe ka treguar se ai ka qenë ndër të parët që ka besuar tek talenti i tij.

“Ti ishe reperi i parë që bëre një bashkëpunim me mua. Më bëre të kuptoj se dhe unë mund ta bëj këtë punë. Ti ishe shumë i fortë dhe një nga reperët më të mirë. Do të na mungosh përgjithmonë”, – ka shkruar Gashi në ‘Instagram’.

Nipsey Hussle ndërroi jetë në moshën 33-vjeçare dhe ishte baba i dy vajzave.

Reperi me famë botërore, Nipsey Hussle është qëlluar ditën e djeshme. Mediat e huaja raportojnë se ai është qëlluar nga një person ende i paidentifikuar.