Këngëtarja e njohur shqiptare tregon si flirtoi me kamerierët gjithë natën në eventin e rëndësishëm

Përveç veshjes së saj, detaji që mori vëmendjen e mediave ishte se ajo kishte flirtuar me kamarierët.

Mediat e huaja raportuan se këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora e cila shkëlqeu si zakonisht me veshjen e saj në eventin e rëndësishëm të modës ‘’Met Gala’’, gjatë një interviste në emisionin ‘’The tonight show’’, këngëtarja ka treguar se gjithë mbrëmjen e kaloi duke flirtuar me kamerierët pasi ishin shumë të pashëm.

Përballë prezantuesit Jimmy Fallon, ajo ka thënë:

“E pashë Lizzo-n që kthente kokën prapa. Aty e kuptova që po flirtonte me kamerierët. Kështu u përfshiva edhe unë. Ishin dhe shumë të pashëm.”

Po ashtu është duke u përfolur edhe se Rita Ora e ka shmangur këngëtaren tjetër shqiptare në këtë event Dua Lipën, pasi thuhet se ato nuk flasin më me njëra-tjetrën.