Këngëtarja që nuk dihet sa vjeç është flet për dashurinë e shkuar: E kanë dashur njëri-tjetrin…

E keni degjuar kengen e tyre me te fundit? E ka rikthyer ne muzike kengetaren Greta Koci, te ciles sa here i permendet emri eshte e veshtire qe njerezit te mos pyesin per moshen e saj, a u be Greta 18 vjec?

Greta sapo ka lançuar klipin e saj më të ri “Si më parë”, një bashkëpunim me këngëtarin Gena.

E ftuar sot në studion e “Rudina”, në Tv Klan, Greta tregoi detaje nga projekti i saj më i ri dhe po ashtu ajo foli edhe për jetën private.

“Ne ishim në një projekt bashkë dhe në aeroport duke biseduar me njëri-tjetrin menduam të bëjmë një këngë bashkë. Ishim të dy të të njëjtit mendim, sepse zërat tanë kombinojnë bashkë. Gena është ndër artistët më të mirë në gjykimin tim, është shumë origjinal. Ne i kemi realizuar vetë tekstet që kemi kënduar. Videoklipin e kemi punuar në Tiranë. Është videoklip jo i ngarkuar, por është i pastër ashtu siç e donim ne. Klipi është pëlqyer shumë dhe mesazhet janë të pafundme. Kënga flet për një dashuri të shkuar, por që të rinjtë e kanë dashur njëri-tjetrin dhe kërkojnë ta rikthejnë edhe një herë atë dashuri”, tha këngëtarja.