Këngëtarja shkodrane nxjerr sekretet e familjes, pyetja që i bën mami çdo ditë

Ajo sot punon ne ambientet e Kuvendit te Shqiperise dhe eshte larguar nga muzika. Te gjithe e njohim si këngëtarja shkodrane.

Rosela Gjylbegu thote se nuk e ka aspak problem ta tregojë moshën publikisht.

Por nga jeta personale nuk ka të reja. Edhe pse i ka kaluar të 30-at, të gjithë rreth e rrotull i bëjnë të njëjtën pyetje – si edhe mami në shtëpi, çdo ditë.

E ftuar në sezonin e ri të “E Diell”, përballë Ervin Kurtit, Rosela s’mund të kalonte pa disa pyetje pikante, një prej të cilave, kuptohet, ngacmonte jetën e saj private.

Pas konfirmimit të këngëtares se i ka prekur të 30-at, Ervini i vuri në dukje se ajo tashmë duhet të martohet: “Moj, kur do na e sjellësh atë në shtëpi, të thotë mami kështu?” – iu drejtua gazetari këngëtares si për ta vënë në siklet: “Nuk ka ditë që nuk e thotë…”, – tha Rosela me të qeshur, por shtoi se fakti i moshës nuk është problem për të shkruan Class.

Më shumë është gjetja e një njeriu që e bën të ndihet mirë: “Gjërat kanë ndryshuar sot, nuk ka rëndësi ça moshe ke, vetëm nëse gjen njeriun që të bën të ndihesh mirë, të jet vetja …” – tha këngëtarja, por Ervini nuk i la ngacmimet edhe pak për të zbuluar nëse ka ndonjë të re.

Si për ta vënë më shumë në siklet, Kurti nisi t’i thoshte se vetëm nuk rrihet, se për të qenë e lumtur duhet të jetë dy etj.: “Ti ke bërë ndonjë bisedë me mamin tim?” – ia ktheu këngëtarja me të qeshur.

“Nuk besoj se do më lërë njeri vetëm. Do e marrësh vesh kur do ndodhë. i fundit, por do ta marrësh vesh…” – tha këngëtarja shkodrane, e cila nuk zbuloi asgjë, pavarësisht provokimeve.