Këngëtarja shqiptare bëhet nuse po shkatërron gjithçka pasi kap burrin mat me dy dasmoret, flet për ilaçet e depresionit dhe shtimin në peshë

­Bebe Rexha, së fundmi ka publikuar këngën më të re, e cila mban “Harder” dhe që tërhoqi vëmendjen e shumë fansave të saj anembanë botës.
Në videoklipin e kësaj kënge ajo është veshur si nuse dhe shkatërron dasmën e saj, pasi kap burrin e saj duke “gjuajtur” me dy dasmore.
Bebe në këtë videoklip është një nuse moderne, por duket dhe pas si e çmendur.
Nga inati ajo dehet merr mikrofonin dhe këndon e kërcen pa u ndalur më pas.
Pritet që kjo këngë të jetë suksesi i radhës i Bebe Rexhës.
Kujtojmë këtu se këngëtarja kohët e fundit është kritikuar mjaft për shkak të peshës, por ajo ka thënë se ilaçet që pi kundër depresionit i japin shumë oreks.