Këngëtarja shqiptare flet për jetën private: Në marrëdhënie jam…

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Ftesë në 5” në TCh, ishte e ftuar këngëtarja shqiptare, Era Rusi.

Ajo foli lidhur me jetën profesionale dhe atë private.

Në bisedë e sipër, Bieta këmbënguli dhe vazhdoi ta ngacmonte, derisa Era pranoi se kur bëhet fjalë për dashurinë është shumë ëndërrimtare, ndaj edhe preferon të presë.

“Unë besoj tek ajo gjëja që zgjat përgjithmonë dhe jam pak natyrë ëndërrimtare kur vjen puna te dashuria. Në një marrëdhënie nuk jam ajo grifsha që transmetoj në skenë, jam komplet ndryshe”, përfundoi ajo.