Këngëtarja tregon se s’ka më lekë: Turp, dje në TV, nesër të shes bukë për 100 lekë



Këngëtarja Xheisara thote se pauza prej tetë muajsh per shkak te pandemise tashmë e ka dëmtuar rëndë ekonomikisht.



Xheisara u shpreh se nuk ka mundësi të paguajë taksat, ndërsa shtoi se e ka të vështirë të ndryshojë profesion.



“Është turp, dje në televizor dhe nesër të shes bukë 100 lekë, 200 lekë”, tha këngëtarja.

Më tej shtoi:

“Unë paguaj taksa, mua shteti më merr një herë në muaj në telefon dhe thotë paguaj taksat. Ndërkohë që unë s’kam lekë. Po mua çfarë po më hyn në punë bashkia. Unë sot kam nevojë për shtetin. Këngëtarët të presin se kanë bërë lekë mjaftueshëm. Ne nuk jemi në punë, a nuk meritojmë ne të na jepnin pagë nga shteti”, tha këngëtarja.