Keni plane për fundjave? Prisni, merrni masat, moti paska surpriza



Moti paska rezervuar supriza për fundjavë.



Sipas Meteoalb, fundjava do të sjellë freskim të lehtë të motit duke qenë se kemi reshje gjatë ditës së shtunë në zonat lindore dhe juglindore.



E diela rikthen kthjellimet.

Megjithatë bregdeti edhe gjatë kësaj fundjave vijon të mbetet i favorshëm pasi dielli dhe temperaturat e larta do jenë mbizotëruese.