“Keni të fortët e veriut se jugu i ka frikacakë”, analisti i kërkon Salianjit të shënjestrojnë politikanët: Mos të vri.ten qytetarët por…

Mbrëmjen e sotme, i ftuar tek Arjan Çani është ish-deputeti Ervin Salianji.

Ai ka folur lidhur me situatën politike në vend dhe protestat masive që po zhvillohen muajt e fundit.

Përballë tij ka qenë analisti Arjan Curi, i cili ndër të tjera i ka kërkuar Salianjit që t’i “diktojnë” protestuesit që të mos dhunojnë dhe godasin policinë, qoftë me bomba molotov, qoftë me sende të tjera, por të shënjestrojnë më mirë institucionet.

Madje ai ka shtuar më tej, ku në një formë figurative, ka kërkuar që në këto protesta që zhvillohet të mos vriten qytetarët, por politikanët.

“Në gjithë këtë kohë nuk kemi pasur asnjëherë ndonjë politikan të vrarë.. Azem Hajdari nuk është rasti, pasi po them të vrarë politikisht…

Ndaj ju them që të shënjestroni më mirë”, është shprehur ai, duke përmendur se në këto protesta kanë të fortët e veriut, pasi ata të jugut janë frikacakë.

Ndërkohë që Salianji nga ana tjetër ka thënë se të “gjithë po kërkojnë vrasjen e Ramës, vrasjen në thonjëza, atë politike”.