Kërkesa e fortë nga Shkodra: Ilir Meta të shpërndajë Kuvendin nëse nuk rishikohet seriozisht Kodi



Një kërkesë e fortë është bërë sot në drejtim të Presidentit të Republkës nga Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.



Në një takim me strukturat e partisë së tij në Shkodër ai ka deklaruar Kreu i Shtetit, Ilir Meta duhet të shpërndajë Parlamentin, nëse “parlamenti nuk merr në konsideratë dekretin e tij për kthimin e ndryshimeve të njëanshme të kodit elektoral të bëra nga Rama duke shkatërruar konsensusin e 5 qershorit dhe standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.



“Presidenti i Republikës duhet të shpërndajë parlamentin nëse parlamenti nuk merr në konsideratë dekretin e tij për kthimin e ndryshimeve të njëanshme të kodit elektoral të bëra nga Rama duke shkatërruar konsensusin e 5 qershorit dhe standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Bresidenti ka bërë në mënyrë publike dhe të përsëritur qëndrimin se do shpërndajë parlamentin nëse do të cenohet kushtetuta dhe standardet e zgjedhjeve, në respekt të detyrimit të tij.

I kam kërkuar opozitës dhe e përsëris qe opozita dhe veçanërisht PD duhet t’ja kërkojë Metës të marrë një vendim të tillë”, tha Mediu.