Kërkoi ndihmë nga mjekët por nuk ia dhanë, ndërron jetë në bu.rg shqiptari

Kërkoi ndihmë por kurrë nuk mori.

Një shqiptar nga Shkupi ka humbur jetën në burgun e Idriozovës në Maqedoninë e Veriut. Mediat lokale raportojnë se bëhet fjalë për Xhengis Xhemaili 54 vjeçar, i cili ishte dënuar nga gjykata me 13 vite burg për vrasje.

Shkak për vdekjen e tij dyshohet të jetë bërë një arrest kardiak. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kohën, ku shqiptari nga Shkupi ishte në ajrim. Sipas Alsat, shqiptari edhe herë të tjerë ishte ankuar për shqetësime në zemër, por nuk kishte marrë mjekim dhe trajtime mjekësore.

Ai u dënua për vrasjen e Amel Zverotiç. Ky i fundit u qëllua në afërsi të liqenit Treska në vitin 2006, për një borxh prej 100 mijë eurove, shumë që i detyrohej 54-vjeçarit.