Kërkoi vetulla e nxori sytë/ Voltana Ademi zbuloi veten, harron detajin që i çori maskën

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka nisur me bujë inspektimin e një sërë investimesh që po implementohen prej vitit të shkuar në qytet. Por mes tyre ajo duke dashur ti promovojë si suksese modeli, ishte të hënën në një bllok banimi brenda pallateve për të parë punimet që në fakt sipas afateve pas 7 ditësh do të duhet të inaugurohej përfundimi i tyre.

Pamjet e servirura dhe realiteti në terren tregon qartë se punimet janë larg të përfunduarit dhe Ademi duke u fshehur pas “gjoja suksesit” imagjinar i ikën realitetit dhe shet modele dështimi si arritje. Blloku i pallateve te Sahati investim me vlerë 220 milion lekë, me afat 60 ditë punime nuk do të jenë gati deri për zgjedhje duke parë situatën atje, qoftë për nga volumi që do të duhet të mbyllet, qoftë edhe për zvarritjet që shkaktojnë kushtet atmosferike, që në këtë rast në Shkodër firmat fituese të tenderave i neglizhojnë.

Ademi dhe stafi i saj përpara se të shkonte me bujë të inspektonte dhe të deklaronte nisjen e këtij investimi do të duhej minimalisht të ishte kujdesur për tabelën e afateve, që së paku të mos e nxirrte gënjeshtare publike. Fatkeqësisht nganjëherë detajet dhe pavetëdija të nxjerr maskën e vërtetë dhe ne këtë rast Ademi e beri me zë dhe figurë. Ky është standardi dhe kjo është fytyra e vërtetë e bashkisë Shkodër dhe kryetares së bashkisë ne këto 3 vite.