Kërkoni telefonin ndërkohë që e keni në dorë? Jeni sëmurë, ja si quhet simptoma

A ju ka ndodhur ndonje here qe te keni telefonin ne duar dhe te krijoni friken se ku e keni humbur? Sigurisht…u ka ndodhur te gjitheve qe kane telefona “te zgjuar”.

Shkencëtarët nga Hong Kongu tanimë i kanë habitur të gjithë me zbulimin e fundit i cili pretendon se ka gjetur një sëmundje të re e cila lidhet me celularët ‘smart’.

“Ankthi i ndarjes nga celulari” quhet simptoma që, sipas shkencëtarëve aziatikë, ka prekur shumicën e njerëzve vitet e fundit.

Ata thonë se njeriu e shikon celularin si një zgjatim të vetes dhe se nuk mund të jetojë dot më pa postuar në Facebook, Instagram dhe Twitter.

Simptomat përfshijnë paaftësinë për të fikur telefonin, kontrollimi i përhershëm i tij, karikimi i shpeshtë i tij dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, marrja e celularit me vete kur shkojmë në tualet.

Kjo gjendje ankthi që shkencëtarët nga Hong Kongu e kanë quajtur nomofobi po përkeqësohet gjithmonë e më shumë.

Lexo edhe: