“Këtej shefi këtej”, Gramoz Ruçi tensionohet keq, i ndodh e papritura me gazetarët

Situata nuk duket edhe shumë e qetë në kampin socialist.

Kjo lidhet ngushtësisht me vendimin i cili i kapi në befasi, dorëzimin e mandateve nga opozita.

Deputetët socialistë kanë filluar tashmë të flasim sa më pak në media.

Këtë gjë e ka konfirmuar sot edhe i cili është nxehur me gazetërt duke mos dhënë asnjë deklaratë për mediat pas daljes nga pallati i Kongreseve.

Pyetja e vetme që ata synonin ti bënin ishte ajo lidhur me Andi Përmetin, dokumentet e të cilit dyshohet se u falsifikuan për të favorizuar futjen e Bindjes Demokratike në zgjedhje.

“A ka mundësi të na lësh të llafosemi, le ta kesh pyetjen me rëndësi, hajde bëje në Kuvend pyetjen”, është hakërryer kryeparlamentari Ruçi teksa ishte duke biseduar me ish-ministrin e jashtëm Ditmir Bushati.

Ky i fundit e ka marrë me sportivitet situatën, duke u shfaqur tejet i buzëqeshur.

Ndërsa kryetari i Kuvendit u duk aq i hutur saqë u desh ndërhyrja e rojes për ti treguar rrugën.