‘Këto na shpëtuan, për 10 euro e ke tënden disa orë’…rrëfimi i zyrtarit të shtetit që shkon në motel gjatë orarit të punës

Futet ngadalë në farmaci. 42-vjeçari nga Prishtina është i njohur për farmacistin. Kur ai futet në mesditë, nuk e pyet fare se çfarë ilaçi i duhet.

Zgjatet në raftin e via.grave, zgjedh një nga to dhe ia jep pak në fshehtësi. Nëse qëllon ndonjë klient tjeter, ai pret derisa të shkojë e askush të mos e kuptojë se çfarë i duhet.

“Këto t’i ngrehin flokët përpjetë…”, i thotë farmacisti dhe qeshet. Klienti shikon përreth. Sheh vetëm një person të moshës së tij dhe nuk heziton të flasë.

“Edhe ai mjaltë ishte i mirë. Por nuk vjen me këto…”, thotë burri shtatmesatar e fytyrë rrumbullake. Megjithëse dëshiron të tregojë se nuk dorëzohet edhe kur mbetet pa ilaç.

“Vetëm aroma e ‘dushkut’ mjafton shpesh. Por këto po të plotësojnë 100 për qind…”, thotë ai dhe qeshet në zë.

Përjashta e pret një veturë luksoze me xhama të errët. Brenda saj duket vetëm hija e një femre që pret të dashurin e saj, shkruan gazeta “Zëri”.

Burri që punon në një institucion shtetëror shpesh kohën e pauzës së tij e kalon me të dashurën, që e ka njohur para disa muajsh.

“E kemi gjetur një vend të mirë qatje, rrugës për në Ferizaj…”, thotë në buzëqeshje dhe nuk e ndalon rrëfimin edhe kur i tregojmë se jemi gazetarë dhe se një prononcim i tij do të ishte i mirëseardhur.

“Këto motelet na shpëtuan. Me 10 euro e ke në dispozicion për disa orë. Dhe nuk bëhesh telash me ta lëshu banesën askush. Ktyneherë ka qenë keq. Baheshim telash duke shku nëpër dosta e studenta”, rrëfen ai.