Këto pozicione ju ndihmojnë të ngelni shtatzënë shumë shpejt, bëni kujdes

Shpesh çiftet bëjnë kujdes që të mos kenë ndonjë shtatzëni të padëshiruar, edhe pse jo në të gjitha herët rezultojnë kështu.

Por nga ana tjetër, disa kërkojnë të bëhen prindër, por nuk gjejnë kohën e duhur, dhe rruga ndoshta mund të jetë pak e gjatë apo e vështirë.

Megjithatë, ekspertët e seksit japin disa këshilla, lidhur ,me pozicionet më të favorshme të cilat ndihmojnë për një shtatzëni më të shpejtë.

Pozicioni klasik, ku gruaja qëndron e shtrirë, lejon depërtim të thellë, e sjell pranë spermën në qafën e mitrës. Kjo rrit mundësitë që sperma të qëndrojë më gjatë në trupin e saj. Kur ju keni përfunduar aktin seksual, shtrëngoni gjunjët e mbledhura sikur i përqafoni duke qëndruar shtrirë të paktën 15 minuta, për të ngelur shtatzënë.

Një nga pozicionet më të mira është “Doggy Style”, ku ju përkuleni dhe partneri juaj depërton nga prapa. Përsëri duhet pak minuta të rrini shtrirë pas aktit seksual. Dhe mbi të gjitha, mos harroni të kënaqeni dhe të shijoni çdo pozicion që ju ndiheni mirë dhe të gëzoni këtë kohë të veçantë me partnerin tuaj.

Kujdes! Nëse dëshironi të mbeteni shtatëzënë, mos provoni seksin në këmbë, pasi nuk është efikas. Gjithashtu, pozicioni “X”, teksa jeni ulur mbi njëri-tjetrin nuk është i këshillueshëm.