Këto shenja horoskopi janë të lindur për të qenë shef! Po ju, jeni në këtë listë?!

E dini se cilat janë shenjat e horoskopit të cilat janë të lindura për t’u bërë shef apo lider?!

Sipas analizave nga Dadaviz, 195 kokat e qeverive nga e gjithë bota, Akrepët janë më të shumtë në numër si lider krahasuar me shenjat e tjera të horoskopit. Në fakt, Akrepët përbëjnë 12% të krerve të shtetit përfshirë këtu kryeministrin Australian dhe liderin e Iranit Hassan Rouhani.

Lajmi i mirë është që dhe presidentja “në tentativë” Hillary Clinton gjithashtu është një Akrep lider. Por nëse ti një një Virgjëreshë, shanset e tua për të qenë në pushtet janë më të pakta, fatkeqsisht.

The Daily Mail ka treguar se Luanët (Presidenti Barack Obama apo Bill Clinton) dhe Shigjetarët (Winston Churchill apo Josef Stalin) renditen të dytët me 18 liderë botëror.

Ndërkohë që pasojnë Binjakët me 17 liderë botëror dhe pas tyre qëndrojnë Gaforret me 16 (George  Bush apo Angela Merkel).

Dashi i cili thuhet se është entuziast, dhe Peshqit të cilët janë shenja më idealiste, ndodhen në mes të klasifikimit me 15 lider botëror secili.

Ujori dhe Bricjapi kanë 14 liderë botëror, George Washington, Abraham Lincoln dhe Franklin Delano Roosevelt.