“Këto të voglat nuk më kuptojnë, dua një mami”, Arjani nga Tirana habit me kushtin e tij

Ka habitur sot Arjani nga Tirana i cili ka patur një kërkesë specifike në emisionin “Aldo Morning Show”.

25-vjeçari tha se është i interesuar për një vajzë më të madhe se ai në moshë pasi sipas tij vajzat më të vogla nuk e kuptojnë.

“Jam Arjani nga Tirana, 25 vjeç. Unë jam financier në një firmë private këtu në Tiranë. Jam i interesuar për një vajzë më të madhe se sa unë sepse kam patur disa eksperienca me vajza më të vogla se unë dhe nuk më kuptojnë. Dua të jetë deri në 35 vjeç jo më shumë. Unë kam patur një lidhje të gjatë dhe ajo iku jashtë, në Greqi. Ajo nuk u bë e gjallë më. Nga puna ku jam unë është dobët, ndaj mora këtu” tha financieri.