Kiara, 9-vjeçarja shqiptare që po çmend amerikanët, njihuni me vogëlushen dhe talentin e saj të veçantë

Kiara Dokaj eshte 9 vjecarja shqiptare qe i ka mahnitur te gjithe ne Kanada.

Nëna e vogëlushes, Afërdita, ka dhënë një intervistë për Blitz.al, ku ka treguar si e zbuluan talentin e saj, si dhe ëndrrat për të ardhmen.

Nëna e Kiarës thotë se talentin e saj e zbuluan që në moshën 2-3 vjeç, pasi ajo nuk kishte një fëmijë si gjithë të tjerët. Në vend që të luante me lodra, ajo merrte kitaren dhe improvizonte.

Afërdita shton, se Kiara angazhohet në kurse profesionale për muzikë, ndërsa ka marrë edhe çertifikata vlerësimi. Nëna e Kiarës tregon se vajza e saj ëndërron që të bëhet një këngëtare me famë botërore dhe artistët e saj të preëferuar janë Aurela Gaçe dhe Flori Mumajesi.

Afërdita shprehet se Kiara dëshiron një bashkëpunim me Dua Lipën, ndërsa është edhe një person shumë zemërgjerë, pasi ndihmon fëmijët e sëmurë.

Intervista e plotë

Kur nisi dëshira për të kënduar dhe kush e zbuloi talentin e Kiarës?

-Kiara është 9 vjeçe, e lindur në Toronto Kanada, tani jetojmë në Vancouver, Kanada.
Në fakt Kiarën e kemi konstatuar që ka talent dhe pasion ndaj muzikës rreth moshës 2- 3 vjeçe, edhe pse shumë e vogël ajo ka qenë një fëmijë hiperaktiv. Një gjë e pazakontë që ndodhte me të ishte se Kiara merrte dhe i binte kitarës dhe këndonte duke improvizuar me fjalët e saj të çastit. Në këtë moment kuptuam se nuk ishte thjesht që fëmijë që luante me lodrat e saj, këndonte me pasion dhe me aq shumë dëshirë.

Përse nuk ka tentuar të konkurroje në talent show për femijë? A është në planet e ardhshme?

-Nuk e përjashtojmë si mundësi, e kemi menduar sigurisht. Po momentalisht Kiara është e angazhuar në kurse shumë profesionale për muzikë, është vlerësuar me çertifikata gold dhe silver gjithashtu është mjaft aktive në aktivitete te tjera festive, ku është ftuar dhe ka performuar. E vetmja deshirë e saj e madhe dhe motiv është të këndojë.

Edhe pse ju jetoni në Kanada me siguri që Kiara si një shqiptare e vërtetë e ndjek muzikën tonë. Cili është këngëtari i saj i preferuar shqiptar? Këngët e kujt ka qejf të dëgjojë gjatë ditës?

– Këngëtarët e saj të preferuar shqiptarë janë Aurela Gaçe dhe Flor Mumajesi.

A dëshiron Kiara ta kthejë këngën në profesion në të ardhmen?

– Më besoni ëndrra dhe dëshira e saj më e madhe është të bëhet këngëtare me famë botërore.

Cover-at janë në anglisht më së shumti. Përse nuk këndon ne shqip?

Në fakt ajo këndon shqip por ka vështirësi në artikulim pasi nuk e zotëron mirë gjuhën shqipe. Përshëndet në shqip në shumicën e videove.

Keni menduar të bashkëpunoni me një kompozitor për të krijuar një këngë?

-Po, është në plan të afërt një bashkëpunim me një producent të mirënjohur. Jemi duke punuar për atë projekt.

Nëse do të bashkepunonte me një këngëtar cili do të ishte i preferuari?

-Aktualisht ajo pëlqen dhe ka dëshirë të bashkëpunojë kur të rritet me Dua Lipën.

A synon Kiara të bëhet e famshme?

-Padiskutim, kjo është dëshira e saj më e madhe. Kiara gjithashtu ka një tipar tjetër që ndihmon fëmijet në nevojë dhe të sëmurë. Ajo është tepër aktive për të grumbulluar në menyrë të pavarur dhe ka kontribuar herë pas here. Duke ju falenderuar pafund për mbështetjen tuaj ndaj Kiarës. Me sinqeritet, mami i Kiarës Aferdita!

Për të gjithë ju që doni të dini akoma më shumë për Kiarën apo të shihni performancat e saj, ndiqeni në faqen e saj në Instagram, Kiara’s Voice.