Kinematografia humb një tjetër regjisor të njohur, ja emri i tij

Kinematografia botërore ka humbur një tjetër regjisor të njohur.

Robert Evans është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Vdekja e tij u konfirmua nga publicisti, Monique Moss dhe më pas nga familjarët e tij.

Kreu i studiove kinematografike të Hollyëood-it gjatë viteve ‘70, u bë i njohur për publikun në filmat “Kumbari” dhe “Qyteti kinez”.

Evans njihet edhe si personi që shpëtoi “Paramount Studios” nga katastrofa, nëpërmjet shfaqjes së shumë filmave të suksesshëm, si edhe për mënyrën e tij të jashtëzakonshme të jetesës, karakterizuar nga shpenzimet e luksit, kokaina dhe shtatë martesa.

Ali McGraë, e cila u martua me Evans në 1969 para se ta linte atë për aktorin Steve McQueen, tha se ai do të “mbahet mend si një gjigant”. Në mesin e grave tjera me të cilat ishte i martuar Evans ishte edhe ylli i “Dinastisë”, Catherine Oxenberg, me të cilën ishte i martuar për dhjetë vjet.