Kinematografia në zi, humb jetën një tjetër aktor i njohur. U sëmur,por nuk ia doli

Një tjetër lajm i hudur për kinematografinë botërore.

Ka humbur jetën aktori i njohur Rutger Hauer, i cili luajti në “Blade Runner” të vitit 1982.

Aktori u shua në moshën 75 vjeçare në Holandë të premten pas një sëmundjeje e cila kishte pak kohë që e kishte prekur.

Ky një lajm vjen i konfirmuar nga agjenti i tij.

Funerali i aktorit u mbajt të mërkurën.

Hauer luajti rolin e vrasësit Roy Batty në Blade Runner, i cili u drejtua nga Ridley Scott dhe luajti edhe Harrison Ford.

Ai gjithashtu është shfaqur në filmat Sin City, Batman Begins dhe serialin e HBO True Blood.