Kinematografia shqiptare përjeton dh.imbjen e madhe, ndahet nga jeta aktorja e njohur



Kinematografia shqiptare ka marrë lajmin e k.eq. Ndahet nga jeta aktorja e teatrit të Kukullave, Mira Minga Jaupi, e cila ka luajtur një sërë rolesh që kanë ngelur në kujtesën e secilit prej nesh.



Lajmin e ndarjes nga jeta të aktores e ka dhënë mikesha e saj, Shegushe Bebeti.



“Mira e talentuar, aq bujare, aq punëtore e zemërbardhë, u largua në Amerikë para 19 vitesh e sot largohet nga jeta por ne nuk kemi mundësi t’i japim lamtumirën e fundit”, shkruan Bebeti.

Mira Minga ishte aktorja që luan Koten (Kotja) tek filmi “Përrallë nga e kaluara”. Ajo gjithashtu ka luajtur për here të parë Pinokun.