Kini kujdes! Shënohet vikt.ima e parë nga Gripi i Derrit në Shqipëri (emri)

Një 48-vjecar nga Elbasani, i quajtur Arben Sula është bërë vik.tima e parë nga Gripi i Derrit në vendin tonë. Për këtë arsye Drejtoria e Shëndetit Publik ka kërkuar me urgjencë marrjen e masave për parandalimin e një epidemie.

48-vjecari nga Elbasani mësohet se ka pasur edhe brokpnoumeni bilaterale që ka shkaktuar përkeqësimin e gjendjes së tij që përfundoi deri në fatalitet. Tre persona të prekur nga ky virus u dërguan nga Elbasani në Sanatoriumin e Tiranës.

Gripi njihet si AH1N1, ose në gjuhën popullore Gripi i Derrit. Simptomat janë temperaturë mbi 39.4°C në 12 orët e para, dhimbje koke, dhimbje të muskujve si dhe lidhje ekstreme, skuqje dhe djegie e syve, kollë e thatë etj. Por gjithashtu mund të shfaqen dhe simptoma të tjera si marramendja, vjellje dhe diarre.