“Kisha frikë të hapja telefonin, atë gjendje mos e provoftë njeri në botë”, Rudina me lot në sy rrëqeth njerëzit



Mëngjesin e sotëm në “Wake Up” ishte e ftuar aktorja dhe moderatorja, Rudina Dembacaj e cila prej disa muajsh nuk ka qenë e pranishme në ekran për intervista.



Kjo verë për të ka qenë shumë e trishtë, pasi në muajin korrik ajo humbi babain e saj, Rexhep Dembacaj.



“Kjo periudhë për mua ka qenë luftë shpirtërore…Unë nuk kam humbur babanë, kam humbur shokun tim më të mirë, njeriun më të rëndësishëm të jetës time. Babai gjithmonë më thoshte ti je e fortë, je e fortë… dhe kjo më ka vënë në një përgjegjësi shumë të madhe. Unë jam më e vogla dhe më duhet të jem e fortë për nënën time, për motrën dhe për 5 hallat e mia dhe e kanë vuajtur shumë humbjen e vëllait të tyre. Më ka ndihmuar shumë vëllai im, djali i xhaxhait tim Ilir Dembacaj, i cili ka qenë prezent në momentet më të vështira ta jetës time. Gjendjen e komës mos e provoftë njeri në botë, është gjëja më e tmerrshme. Kisha frikë të hapja telefonin edhe kur bëhej fjalë për punë, pasi mendoja se më merrnin nga spitali”.