Pa pikë turpi gr.abiti Kishën, por Famullia i publikon pamjet e kamerave dhe i tregon të gjthëve aktin sk.andaloz

Famullia Shën Domeniku në Durrës, e cila ra preh e gr.abitjes pak ditë më parë, ka publikuar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, lidhur me autorin e kësaj ngjarje. Në reagimin e tyre përfaqësuesit e Kishës, shprehen se:

” Të vjedhesh është mëkat…akoma më shumë kur vjedh në Kishë!

Të Dielën, Festa e Rrëshajeve, një person ka vjedhur para në Kishën tonë. Janë lekë të popullit që përdoren për t’iu ardhur në ndihmë nevojtarëve dhe për punimet në Kishë.

Le të bashkëpunojmë me Policinë e shtetit duke identifikuar këtë person. Njëkohësisht lutemi për të dhe për bashkësinë tonë famullitare që të këtë gjithnjë e më shumë një ndërgjegje të pastër.”

SHIKONI VIDEON KETU