Kishin shkuar me pushime në Dubai, shqiptarët shohin t.merr me sy

Një cift shqiptarësh janë bërë dëshmitarë të një ngjarje aspak të këndshme, madje të dhimbshme teksa po kalonin disa ditë pushime në Dubai.

Ata thanë për Shkodranews se kishin parë se si një autobus u përplas me një shtyllë të sinjalistikës rrugore.

Për lajmin ka shkruar edhe BBC e cila raporton se të paktën 17 turistë me kombësi të ndryshme humbën jetën, ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas BBC, aksidenti ndodhi në rrugën Sheikh Mohammed bin Zayed dhe brenda tij ndodheshin 31 pasagjerë. Zyrtarë indianë thanë se në mesin e viktimave ishin 8 shtetas indianë.

Në timonin e autobusit ishte një 50-vjeçar, i cili mësohet se mori dëmtime të lehta. Për ngjarjen kanë nisur hetimet dhe pritet që dëshmia e tij të hedhë më shumë dritë mbi rrethanat e këtij aksidenti.

Ndërkohë një postim në Twitter, policia e Dubait shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave.

“Ndonjëherë një gabim fare i vogël, apo një neglizhencë gjatë dhënies së makinës mund të çojë në pasoja të rënda”, tha shefi i policisë atje. Zyrtarisht shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ashtu sikurse edhe kombësia e personave të tjerë që humbën jetën.