“Kishte pasur fatin të mos ia dilte! Se di pse do e pësonte aq keq këtë flamë”- Rrëqeth Rajmonda Bulku



Rajmonda Bulku ka folur për lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të Guljelm Radosë dhe tregoi se si e mori vesh.



“Po nga mediat e mësova. Gjendjen e tij, lidhesha me miqtë që kishim, se në këto momente nuk lidhesh asnjëherë me personin vet, Guljelmi se di pse do e pësonte aq keq këtë flamë.



Nganjëherë thua që kur zgjat të jep shpresë që mund t’ja hedhë, por Guljelmi paska pasur fatin të mos ia hedhë.

Kur e lexova sot më erdhi keq si për një mik, artist. Kishte një karakteristikë të vecantë si artist, ishte i jashtëzakonshëm, një njeri që e donte shumë punën, kinemanë, krijonte atmosferë të jashtëzakonshme edhe në sheshin e xhirimit”.

Çfarë kujtoni nga sheshi i xhirimit?

Bulku: Guljelmi nga ata parët aktorë që jam njohur kemi punuar bashkë, në ato vështirësitë e ngjitjeve në Dardhë, kur unë bllokohesha e zgjatej vetëm dora e Guljelmit e më thoshte jepi s’ke pse dorëzohesh. Atë dorën e Guljelmit se harrova tërë jetën e kujtonim me humor shumë vite më vonë.

Për takimin e fundit?

Bulku: Kemi shkuar në Korçë e bëmë recital poezish, kishte një grua të mrekullueshme e muzikante që vinte e i shoqëronte këto koncerte me violincelin e saj e bëheshin një cift shumë simpatik, kemi kaluar ditë të mira dhë në këto aktivitetet e fundit.

Guljelmi ishte njeri me atmosfer të jashtëzakonshme, ku ishte ai ishte humori, ishte miqësor, njeri i gjendur, artist i mrekullueshëm.

Lexo edhe: