Kishte shkuar në të ftohtë në mësim, ai donte të bëhej mjek, por e gjejnë të ngrirë para se të futej në klasë sepse…

Stuhia polare vdekjeprurëse që po shkakton kërdinë në të gjithë Amerikën dhe ka lënë të paktën 12 persona të vdekur, po vijon. Mes viktimave është edhe një student kolegji që u gjet I ngrirë në Universitetin e Ajovës.

18-vjeçari

Autoritetet thanë se trupi i Gerald Belz ishte gjetur pranë një sale leksionesh vetëm rreth orës 3 të mëngjesit të së mërkurës nga policia e kampusit universitar.

18-vjeçari u dërgua në spital, ku u mjekët konstatuan se ai kishte vdekur dhe se nuk mund të bënin dot më gjë për të. Ndërsa mjekët besojnë se vdekja e tij kishte ardhur si pasojë e temperatura ekstreme të ulëta në kohën kur u gjet, zyrtarët ende nuk kanë dhënë një shkak të veçantë të vdekjes së tij.

Familja e Belz tha se djali i tyre po kryente një kurs paraprak për studimet e mëtejshme në mjekësi dhe se sapo kishte diplomuar majin e kaluar nga Cedar Rapids Kennedy High School. Familja e tij i tha KCRG se mjekët nuk gjetën alkool në gjak./Përgatiti: ShkodraNews