Kjo do të jetë java e akullt, ja sa do të arrijë temperatura. E hëna sjellë…

Duke nisur nga dita e sotme vendi ynë do të përfshihet nga një i ftohtë që do të uli ndjeshëm temperaturën.

Sipas Meteoalb, e hëna mbetet me temperatura të larta por me reshje shiu deri në mbrëmje kur dëbora shfaqet në pjesën më të madhe të zonave malore.

Ndërsa e marta sjell rënie të ndjeshme të temperaturave dhe vijojnë reshjet e dëborës në Lindje – Juglindje.

Nga ana tjetër, e mërkura dhe deri në fundjavë, sjellin mot të kthjellët por shumë të ftohtë; temperaturat e natës dhe mëngjesit ulen deri 10°C nën zero ndërsa gjatë mesditës maksimumi do të ngjitet deri 12°C.