Kjo është arsyeja tronditëse! Ja pse Edi Rama bën si striptist para studentëve

Pasi u doli boja dhe u bënë bajate manovrat me brekushe, atlete në takime ndërkombëtare, me aeroplanë me logo false, projekte dhe punime vetëm në 3D, pasi edhe propaganda endrifugiste nuk po krijon më asnjë efekt, Edi Rama ka zgjedhur të bëjë disa role të reja, për të shtyrë ditën në pushtet duke vjedhur. Ditët e fundit Rama herë bën rolin e palaços, herë rolin e të lajthiturit nëpër studio televizive dhe herë rolin e striptistit, në përpjekje për të kthyer protestën e studentëve në një skeç.

Në të njëjtën kohë ka aktivizuar aleatin e tij, Lulzim Basha, me qëllim që t’i bashkohet protestës, për t’i dhënë kësaj të fundit një dimension qesharak për shkak të figurës së degraduar dhe komike që përfaqëson Basha. Drejt protestës, e cila ka tronditur kastën mafioze politike shqiptare, Rama po shtyn edhe Monika Kryemadhin, e njohur si mami i korrupsionit në Shqipëri. Basha dhe Monika janë pjesë e lojës së tij.

Nuk mund të flitet më as për seriozitet dhe as për përgjegjshmëri. Në ditët në vijim, pasi edhe rolit të striptistit t’i dalë boja, Edi Rama mund të dalë lakuriq nëpër studio televizive dhe në rrugët e Tiranës, mund të detyrojë edhe ministrat të dalin lakuriq, për të tërhequr vëmendjen dhe shtyrë ditët në pushtet. Por, shqiptarët duhet ta dinë se çdo ditë Edi Rama, bashkë me ministrat dhe drejtorët e tij, u vjedhin shqiptarëve 3 milionë euro. Edi Rama u thotë studentëve ‘pse nuk më flisni’, bën si i marrë, bën si palaço dhe si striptist, por ndërkohë është duke vjedhur 3 milionë euro në ditë. Mbrëmjen që del në televizor dhe tallet me shqiptarët dhe studentët, ai i ka vjedhur gjatë ditës 3 milionë eurot.

Nëse qeveria e Sali Berishës ishte kriminale dhe e korruptuar, qeveria e Edi Ramës ka thyer çdo rekord historik në vjedhje. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, qeveria e Edi Ramës vjedh mbi 1 miliard euro çdo vit, me tendera, koncesione, kontrata qiraje, favorizim me taksat etj.

Fatkeqësia e dytë është se për këtë vjedhje nuk ndëshkohet askush, pasi Edi Rama vazhdon ta ketë nën kontroll ende prokurorinë. Vjedhja është kaq e madhe në raport me buxhetin, pandëshkueshmëria është kaq akute sa që Edi Rama mund të bëjë çdo rol që kjo situatë të zgjasë. Sa më shumë ta lënë shqiptarët që t’i sundojë dhe t’i vjedhë, aq më mirë./Pamfleti