Kjo është çm.enduri që të lë pa fjalë, e padëgjuar kurrë, shikoni kontratën që i është ofruar Messit



Një ‘çmenduri’ në futboll. Messi do të largohet nga Barcelona këtë sezon, ky është një lajm që është i njohur tashmë nga të gjithë. Me shumë gjasa ‘pleshti’ pritet të kalojë nën drejtimin e Guardiolës tek Manchester City.



500 milionë euro për pesë sezone, është kontrata që City i ka ofruar Lionel Messi sipas JUGONES. Kësaj shifre mund t’i shtohen edhe 250 milionë euro të transferimit të argjentinasit nga Barcelona.



Në total, Leo do t’i kushtonte anglezëve 750 milionë euro në pesë vite. Raportohet se tri vite Messi mund të luajë te Manchester City, derisa dy vite tjera në New York City.